13:23 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Ishte vit i begatshëm, Porsche shpërblen punëtorët me nga 8,600 €

Pas bonuseve që Audi, Daimler dhe General Motors iu dhanë punotërve të tyre si shpërblim për vitin 2017, tani edhe Porsche ka shpërblyer rreth 23,000 punëtorë pas një viti financiar të suksesshëm.

Bordi Ekzekutiv i Porsche dhe Këshilli i Punës së Grupit, arritën një marrëveshje për të ofruar një bonus të lartë prej 8,600 euro, duke përfshirë edhe 700 euro që shkojnë për skemën e pensioneve të kompanisë ose në skemat e pensionit individual.

Porsche ka rritur dërgesat me 4% në 246,000 makina. Të ardhurat u rritën me 5% në 23.5 miliardë euro, ndërsa fuqia punëtore u rrit me 8% në gjithsej 29.777 të punësuar.

Poashtu, edhe viti 2018 po formësohet si një vit i rëndësishëm për kompaninë, duke marrë parasysh se do të prezantojë versionet e para të gjeneratës së ardhshme 911 (992). Ne gjithashtu presim të shohim 718 Cayman GT4 si dhe 718 Boxster Spyder./IndeksOnline/