17:34 / E Hënë, 18 Qershor 2018

Italia gjen kundërshtar për miqësore (Foto)

Kombëtarja e Italisë mungon në Kupën e Botës “Rusi 2018”, prandaj kohëve të fundit ka qenë duke hulumtuar për një kundërshtar.

Federata e Futbollit të Italisë sot ka dalë me një komunikatë ku ka treguar se më 10 tetor do të luajë një miqësore ndaj Ukrainës, shkruan IndeksOnline.

Miqësorja do të zhvillohet në stadiumin e Genoas “Stadio Luigi Ferraris”, nga ora 20 e 45.

Italia do ta filloj sezonin më herët, pasi më 7 shtator luan ndaj Polonisë, ndeshja e parë në Ligën e Kombeve.

Azzurrit janë të pamposhtur ndaj Ukrainës në shtatë takimet e fundit, me një rekord, një barazim dhe gjashtë fitore. Ndeshja e fundit u zhvillua më 29 mars 2011 në Kiev, ku takimi përfundoi 2 me 0./IndeksOnline/

Mos i humb