13:12 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

“It’s coming home” (Foto)

Kombëtarja e Anglisë sot ka marr rrugën për në shtëpi.

“Tre Luanët” dje luajtën ndeshjen e fundit të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, ku u mposhtën nga Belgjika, shkruan IndeksOnline.

Anglezët u larguan nga ky kampionat me kokën lartë, duke zënë pozitën e katërt edhe pse pritshmëritë e tifozëve ishin më të mëdha.

Madje gjatë gjithë këtij turneu, tifozët e Anglisë u veçuan për optimizmin dhe këngën që ia dedikonin triumfit të Kupës së Botës “It’s coming home”.

E, sot ata pa Kupën e Botës, nisën për në shtëpi!./IndeksOnline/