23:27 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë kuptimi ka festa e Ronaldos në golin e dytë (Foto)

Kapitenit të Ronaldo-s iu deshën vetëm tre minuta për të zhbllokuar rezultatin ndaj Spanjës me anë të një penalltie që e fitoi po vetë.

Goli i dytë ishte më shumë për faj të portierit të Manchester United, David De Gea, gjithsesi Ronaldo lëshon një predhë të vërtetë në drejtim të portës spanjolle por ajo që bëri xhiron e botës në atë moment ishte festimi i tij.

Ronaldo shfaqi festimin klasik “Siii” pranë flamurit të këndit, por më pas bëri gjestin e gërvishtjes së mjekrës.

Shumë njerëz mendojnë se ai po simbolizon dhinë, ose GOAT, që përdoret për të përshkruar më të mirin e të gjitha kohërave.