20:49 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Jaguar zbulon veturën elektrike I-PACE

Jaguar sapo ka zbuluar veturën e parë komplet elektrike, e quajtuar I-PACE.

Ky model premton ecurinë e veturave sportive, teknologjinë AI, e kombinuar me praktikën e një SUV.

Në sajë të një baterie litium-jon me fuqi 90kwH, I-PACE pretendon një gamë maksimale prej 478 kilometra, e aftë për tu karikuar në 80% për 85 minuta duke përdorur ngarkimin 50kw DC. Nëse përdorni ngarkuesin e shpejtë prej 100kW, vetura mbushet për 40 minuta.

“Për klientët e I-PACE-s, stacionet e karburantit janë një gjë e së kaluarës, pas ngarkimit brenda natës, ju do të zgjoheni çdo mëngjes me një ‘rezervuar të plotë të karburantit’ ” , deklaroi drejtori ekzekutiv Ian Hoban.

Në mënyrë që të lëvizë, Jaguar vendosi dy motorë elektrikë në secilin bosht, duke prodhuar një kombinim 400 PS dhe 696 Nm ciftrrotullues, duke tërhequr me katër rrotat.

I-PACE shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin në vetëm 4.5 sekonda. /IndeksOnline/