19:08 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Jurgen Klopp zbulon se si Liverpooli u bë më i fort pa Coutinhon

Jurgen Klopp ka zbuluar recetën se si arriti që Liverpoolin ta bëjë skuadër më të frikshme pa Coutinhon. Trajneri gjerman nuk ka harruar ta lavdëroi ish yllin e skuadrës, por ka thënë se ka qenë i bindur se mundet edhe pa të.

“Coutinho ishte lojtar dominant në lojën tonë. Loja jonë shpesh bazohej në prekjet e tij. Futbollistët dhe unë mendonim se ai duhet të prekte topin para çdo sulmi. E shihni Messin te Barcelona, secili aksion fillon prej tij dhe të gjithë futbollistët i pasojnë topin para çdo aksioni.

Pasi u largua Cou, unë mendova një strategji të re e cila po jep rezultate.

Iu kam dhënë përgjegjësi të njëjt secilit futbollist, secili nga ta di ta bën punën njëjt, sikur të ishte Coutinho apo secili futbollist tjetër. Kam në fat që në skuadër ka futbollistë tejet të përgatitur teknikisht dhe për këtë pres që të shënoi secili që është në fushë” ka thënë Klopp./Indeksonline/