09:16 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Juventusi gati ofertën 100 milionë për yllin e Serie A

Juventusi mund të bëjë edhe një goditje të madhe në këtë merkato.

Sipas Calciomercato, Zonja e Vjetër është duke përgatitur një ofertë serioze për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Për të lehtësuar operacionin mund të jetë Jorge Mendes , i cili këtë verë në Torino ka çuar tashmë Cancelo dhe Cristiano Ronaldo.

Nëse futbollisti vendos të mos shkoj në drejtim të Real Madrid, Manchester United ose PSG, atëherë Juve është i gatshëm të paguaj 100 milionë euro për shërbimet e tij. /IndeksOnline/

Temat: