20:28 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klopp debutoi ndaj Tottenhamit, por si arriti t’i “zhdukë” komplet rezervistët për 3 vite

Jurgen Klopp do të tentojë të vazhdojë me fitore këtë kampionat në udhëtimin e vështirë që nesër do ta ketë ndaj Tottenhamit.

Trajneri gjerman kishte debutuar me Liverpoolin 3 vite më parë pikërisht ndaj kësaj skuadre.

Por, tre vite më pas, skuadra e Klopp ka ndryshuar rrënjësisht. Madje komplet banka rezervë të cilën Klopp e gjeti, tanimë nuk janë pjesë e kësaj skuadre.

Adam Bogdan, Kolo Toure, Connor Randall, Joe Allen, Jordan Ibe, Joao Teixeira e Jerome Sinclair janë larguar nga skuadra me urdhërat e Klopp. /Indeksonline/

Temat: