75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klopp zbulon momentin favorit në ”Anfield” si trajner i Liverpoolit

Jurgen Klopp e ka zbuluar momentin e tij favorit në ”Anfield” gjatë kohës së tij si trajneri i Liverpoolit, dhe e ka zgjedhur njëren prej ndeshjeve të Europa Leagues.

Gjermani e festoi përvjetorin e tij të tretë si trajner i Liverpoolit muajin e kaluar, teksa këtë sezon, ai është duke e drejtuar skuadrën në vendin e dytë në Premier League – ende pa humbje.

Humbjet në finalet e League Cup, Europa League dhe Champions League kanë qenë të hidhura, por tifozët janë të bindur se kjo mund të ndryshojë këtë sezon.

Dhe trajneri gjerman e ka zgjedhur ndeshjen më të mirë të skuadrës nën urdhrat e tij, ndaj Borussia Dortmundit në Europa League, transmeton IndeksOnline.

”Momenti im favorit në ‘Anfield’ deri më tani ishte kur Dejan Lovren shënoi golin e katërt ndaj Dortmundit”.

”Të jem 100% i sinqertë, ishte një ditë speciale për mua, ditë speciale për skuadrën dhe atmosfera ishte më e mira që ne kishim”, tha Klopp.

Tutje, Klopp është pyetur se çfarë pëlqen ai më së shumti te Liverpooli – dhe përgjigjja e tij ishte shumë e thjeshtë.

”Klubin. Kjo është e lehtë!”./IndeksOnline/