Kompletohen dy qifte të çerekfinaleve
Janë zhvilluar dy ndeshjet e sotme të fazës së 1/8 të Kupës së Botës, Rusia 2018.
Rusia ka eleminuar Spanjën pas penalltive duke siguruar një vend në çerekfinale, shkruan indeksonline.
Nikoqirët në ndeshjen e ardhshme do të takohen me Kroacinë që eliminuan Danimarkën pas penalltive.
Gjatë ditës së djeshme janë kualifikuar edhe Franca dhe Uruguai që do të luajn në mes vete.
Nesër Brazili luan me Meksikën ndërsa Belgjika me Japoninë, kurse të martën Suedia me Zvicrën dhe Kolumbia me Anglinë. /IndeksOnline/