20:07 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kompletohet lista e futbollistëve të nominuar për ”Topin e Artë”

France Football ka publikuar listën e plotë të futbollistëve pretendent, të cilët janë në garë për ”Topin e Artë”.

Gjatë ditës, revista franceze ka publikuar të nominuarit pjesë-pjesë, dhe tani lista në fjalë është plotësuar.

Normalisht, kësaj liste nuk i mungojnë Lionel Messi, Jan Oblak, Cristiano Ronaldo, Luka Modric e Neymar, transmeton IndeksOnline.

Së fundmi, France Football e kompletoi listën me futbollistët si Mo Salah, Ivan Rakitic, Sergio Ramos, Luis Suarez dhe Raphael Varane.

Kujtojmë se ceremonia për ndarjen e këtij çmimi mbahet më 3 dhjetor, teksa në këtë ceremoni shpallet edhe më i miri i grupmoshave, U-21 si dhe futbollistja e vitit.

Cristiano Ronaldo është lojtari i fundit që e fitoi këtë çmim në një ceremoni madhështore në Paris./IndeksOnline/