14:42 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Koncepti i pabesueshëm i Porsches së ri

Porsche vendosi të fillojë prodhimin e konceptit Retro të Speedster 911, të cilën bota e kishte mundësinë për të parë për herë të parë në qershor të këtij viti.

911 Speedster Concept është “veshur” në hijen e kuqe e Ferrarit me model 21 inç, ndërsa pasqyra është e stilit retro.

Koncepti është i veshur nga brenda më lekurë të zezë, ndërsa dritat e saj janë të kuqe.

Motori i saj me djegie të brendshme dhe gjashtë cilindra kanë një kambio manuale me gjashtë shpejtësi dhe zotëron më shumë se 500 kuaj fuqi.

Prodhimi i këtij modeli do të fillojë zyrtarisht nga mesi i vitit të ardhshëm në një numër të kufizuar prej 1948 njësive, si një simbol i vitit në të cilin u prodhua i pari Porsche 356./Indeksonline/

Temat: