21:22 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kroacia zbulon “armën” sekrete kundër Anglisë (Video)

Kroacia përballet të mekurën ndaj Kombëtares së Anglisë, në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Përmes rrjeteve sociale, ekipi i Kroacisë ka zbuluar armën sekrete kundër “Tre Luanëve”, shkruan IndeksOnline.

Në video shihet sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, i cili është në rolin e portierit dhe bën një pritje fantastike.

“Arma sekrete kundër Anglinë”, shkruhet në përshkrimin e kësaj videoje.

Sigurisht që për Kroacinë, Danijel Subasic është lojtari më i rëndësishëm, pas pritjeve të penalltive në ndeshjen ndaj Rusisë dhe Danimarkës.

Takimi mes Anglisë dhe Kroacisë zhvillohet të mekurën./IndeksOnline/