22:57 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kroatët e nisin mbarë, ndaj Argjentinës shkojnë si kryesues

Kroacia e ka nisur me këmbën e mbarë botërorin “Rusi 21018”, teksa mposhti në sfidën e parë Nigerinë, me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e drejtuar nga tekniku Zlatko Daliç ishte më kërkuese në fushën e lojës dhe arriti të marrë 3 pikët e njëkohësisht kryesimin e grupit D.

Goli i parë u shënua nga Etebo, që devijoi në portën e tij një top të gjuajtur me kokë nga sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukiç, kur kronometri shënonte minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Mandzukiç që fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në rrjetë mesfushori dhe kapiteni Luca Modriç. Ky ishte një start ideal për Kroacinë, që ndeshjen e radhës do ta luajë me Argjentinën në 21 Qershor dhe shkon në atë sfidë si kryesuese grupi. /IndeksOnline/

Temat: