09:58 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky Botëror hyn në historinë e Barcelonës

Kupa e Botës në Rusi do të hyjë në historinë e FC Barcelonës, pasi do të jetë e përfaqësuar nga 14 lojtarë.

Kjo shifër tejkalon Botërorin në Afrikën e Jugut 2010, ku 13 lojtarë të Barcelonës kishin kontribuar për kombëtaret e tyre përkatëse, transmeton IndeksOnline.

Titulli i La Ligas dhe Kupa e Mbretit, kanë pasur një ndikim dhe provë e kësaj është se 63,6 % e fuqisë punëtore të Barcelonës do të jenë në ngjarjen e madhe që zhvillohet në tokën ruse prej 14 qershor deri 15 korrik.

Lojtarët e Barcelonës që do të jenë në Kupën e Botës do të përfaqësojnë gjithsej nëntë skuadra, ku më shumti ka Spanja: Pique, Jordi Alba, Busquets dhe Iniesta. Ky i fundit pavarësisht se tanimë është lojtar i Vissel Kobe në Japoni, ka luajtur gjithë sezonin 2017-18 për blaugranët.

Brazili dhe Franca kanë nga dy përfaqësues secila: Paulinho – Coutinho, respektivikisht Umtiti dhe Dembele.

Uruguai: Luis Suarez
Kolumbia: Yerry Mina
Kroacia: Rakitic
Belgjika: Vermaelen
Gjermania: Ter Stegen…
Argjentina: Messi

/IndeksOnline/