09:38 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky pritet të jetë numri i Coutinhos te Barcelona

Philippe Coutinho pësoi në lëndim në ndeshjen e fundit të Liverpool kundër Burnley. Pas ndeshjes, Jürgen Klopp shpjegoi mungesën e brazilianit në fushë dhe tha se mund të humbasë edhe ndeshjen e FA Cup kundër Everton të premten e ardhshme.

Kjo situatë ka vendosur këmbanat e alarmit në Angli, të cilat tashmë supozojnë se mesfushori do të largohet nga Anfield gjatë afatit kalimtar dimëror, shkruan indeksonline.

Në rast se braziliani arrin në Barça këtë janar, ai do të duhet të heq dorë nga numri “10” që është në pronësi nga Leo Messi .

’24’ është i vetmi që nuk ka një pronar në skuadrën e parë të FC Barcelona, por ka një mundësi të fortë që Coutinho të siguroj numrin 7 që aktualisht është në zotërim të Arda Turan .

Turku është lojtari i parë që pritet të largohet nga Barcelona. /IndeksOnline/