Lajmërohet ”fenomeni” Ronaldo pasi sot u lirua nga spitali
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, është diagnostifikuar me sëmundjen e pneumonisë.
”Fenomeni” ka qenë në një spital në Ibiza që prej katër ditësh, por sot është liruar, shkruan IndeksOnline.
Ish-anëtari i shumë skuadrave evropiane i ka falënderuar të gjithë për dashurinë dhe komentet mbështetëse në drejtim të tij.
Ky është postimi i plotë i Ronaldos:
”Përshëndetje të gjithëve! Jam tashmë në shtëpi pas disa ditësh në spital. Faleminderit për dashurinë dhe komentet dhe shumë faleminderit ekipit të mjekëve dhe infermereve për kujdesin dhe vëmendjen e tyre. Faleminderit Celina Locks që ishte përkrah meje gjatë gjithë kohës. Do të jetë një sezon i mrekullueshëm me futboll të bukur dhe befasi”, shkroi ”fenomeni”./IndeksOnline/