15:12 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Legjenda e futbollit: Neymar do të arrijë nivelin e Messit nëse tregohet i matur

Përkundër formës së lart të Mbappes, legjenda e Barcelonës beson që Neymar është ai që mund të arrijë nivelin e Messit.

Mbappe për momenti është top golashënuesi në top pesë ligat evropiane me 11 gola duke lënë Neymarin nën hijen e tij.

Përkundër kësaj Xavi mendon që Neymar është ai që mund të i afrohet kualitetit të Lionel Messit, transmeton Indeksonline.

“Ai(Neymar) ende nuk ka maturi të futbollit por ai mund të bëhet njëri nga më të mirët. Ai është i fortë por kjo nuk funksionon gjithmonë në elitën e futbollit, ai duhet të mësohet të mendojë.” u shprehë Xavi Hernandez për Catalunya Radio.

“Neymar është lojtari që e kam parë se nëse tregohet i matur, ndoshta mund të bëhet sikurse Messi” përfundoj Xavi. /Indeksonline/