11:46 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Lëndim brutal i Skrtel, rrezikoi jetën duke luajtur 90 minuta (Foto)

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Martin Skrtel ka rrezikuar jetën duke luajtur 90-minuta. Krejt kjo pasi gjatë fitores së Fenerbahçes 4 me 1 kundër Kasimpasa-s, Skrtel pësoi një lëndim brutal, shkruan IndeksOnline.

Ai lëndoi kokën, dhe u dashtë ndërhyrja e mjekëve, për t’ia qepur.

Edhe pse në raste të tilla (lëndim në kokë), ligji i ri në futboll nuk duhet ta lejoj futbollistin të luajë, 33-vjeçari nuk u dorëzua 90-minuta dhe sipas statistikave, ai u shpall futbollisti i ndeshjes.

Fenerbahçe me fitore tani radhitet në pozitën e dytë, me 63 pikë – aq sa ka edhe lideri Galatasaray po që është me një ndeshje më pak./IndeksOnline/