20:44 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lëndohet njeriu më i rëndësishëm te Anglia (Foto)

Anglia fitoi në minutat e fundit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Tunizisë.

Tre luanët tashmë po përgatiten për ndeshjen e radhës kundër Panamasë, një ndeshje e lehtë në letër.

Megjithatë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka pësuar një lëndim në krahun e djathtë.

Ai gjatë ditës së sotme është paraqitur me krahun e lidhur pasi e ka lënduar derisa po vraponte rreth kampit ku po qëndron Kombëtarja e tij. /IndeksOnline/