09:09 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lopetegui pritet të startojë me një formacion befasues ndaj Atleticos

Real Madridi ka stërvitur në fushën e ”Lillekulla Stadium” në mbrëmjen e së martës para Superkupës së Evropës dhe Julen Lopetegui nuk dëshiroi t’i zbulojë sekretet lidhur me formacionin.

Pritej që ai do ta vendoste një formacion të njejtë me atë të miqësores ndaj Milanit të shtunën e kaluar.

Por, trajneri i Real Madridi vendosi dy formacione të ndryshme në një ndeshje të vogël në seancën e djeshme stërvitore, transmeton IndeksOnline.

Sa i përket portierëve, Keylor Navas mori pjesë në këtë mini ndeshje, por Thibaut Courtois ishte duke punuar me trajnerin e portierëve së bashku me Luca Zidane dhe Andriy Lunin.

Nga ana tjetër, Kiko Casilla, kishte një bisedë të gjatë me trajnerin, Lopetegui në fund të seancës stërvitore./IndeksOnline/