22:43 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Luis Enrique e nisë mbarë me Spanjën, mposhtë Anglinë në ”Wembley”

Kombëtarja spanjolle e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve.

”Furia e Kuqe” e drejtuar tani nga trajneri i ri, Luis Enrique ka arritur që tan mposhtë Anglinë.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Wembley”, Spanja ka triumfuar kundër ”Tre Luanëve” me rezultat, 2-1.

Të parët në epërsi kaluan anglezët përmes Marcus Rashford në minutën e 11-të të takimit pas asistimit të Luke Shaw, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo, reagimi i spanjollëve ishte i shpejtë, ku vetëm pas dy minutash, barazuan shifrat në 1-1.

Dhe në minutën e 32-të, sulmuesi i Valencias, Rodrigo shënoi golin e fitores për ish-kampionin e botës dhe Evropës.

Në pjesën e dytë nuk u shënua më asnjë gol, megjithatë vlen të përmendet edhe rasti i lëndimit të Shaw.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit gjatë një dueli me Dani Carvajal u rrëzua në tokë pa vetëdije.

Stafi mjekësor reagoi menjëherë ai Shaw u zëvendësua nga Danny Rose. Pas trajtimit mjekësor, Shaw tani është në vetëdije të plotë.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/

Temat: