16:54 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Milani po e “merr” vetën, fiton përsëri

Milani ka mposhtur Chievon në San Siro me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 27-të të ndeshjes.

Argjentinasi dyfishoi rezultatin në minutën e 34-të me golin e dytë personal.

Rosonerët shënuan edhe golin e tretë në minutën e 56-të me anë të Bonaventuras.

Në të tri rastet asistues ishte Susso.

Golin e vetëm për Chievon e shënoi Pellisier në minutën e 63-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në pozitën e tetë me 12 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/