21:46 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Milani targeton talentin brazilian, ai po kërkohet edhe nga skuadra tjera

Sipas lajmit të fundit të publikuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Milan ka identifikuar sulmuesin e Vasco da Gama, Paulinho, si një përforcim të mundshëm gjatë merkatos së verës.

Drejtori teknik i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, po punon për të përforcuar ekipin e Gennaro Gattuso dhe po monitoron nga pranë talentin brazilian.

Atletico Madrid, Barcelona, Inter, Juventus dhe Paris Saint-Germain janë klubet e tjera të interesuara për Paulinho, që ka nisur të konsiderohet si një nga futbollistët më premtues në Amerikën Latine.

17-vjeçari ka një klauzolë 30 milionë euro për prishjen e kontratës me Vasco da Gama, e cila refuzoi 14 milionë euro të ofruara nga Atletico Madrid në janar.

Temat: