12:57 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Modeli i Porsches që u shit 2.7 milionë euro

Porsche 911 Turbo 993 Projekti Gold u krijua për të festuar 70 vjetorin e modelit . Modeli është ankanduar nga RM Sotheby në Porsche Experience Center në Atlanta. Me tu vendosur në ankand, ka lindur një garë e madhe për ta blerë atë.

Beteja për të ishte e shkurtër por shumë intensive. Në dhjetë minuta u ofruan plot 37 oferta.

Oferta më e lartë ishte 2.7 milionë euro, dhe ky model u bë me pronar.

Motori i veturës është me gjashtë cilindra 3.6 litërsh, që rritet në 450 kuaj fuqi (+ 42 kuaj fuqi krahasuar me origjinalin).

Temat: