Modriq para finales: Lufta na ka bërë të fortë, ne kemi ndryshuar Kroacinë
Luka Modriq ka thënë se kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën e tij.
Ylli kroat ka deklaruar se nuk po mendon fare për Topin e Artë, por vetëm do që Kroacia të jetë kampione e botës.
“Kam kaluar shumë gjëra në jetë. Më e rëndësishmja është kurrë mos të heqni dorë në atë që doni. Jeta ka ulje e ngritje, por ju duhet të besoni në veten tuaj. Lufta na ka bërë më të fortë, nuk mendojmë asnjë për sukses individual, por vetëm për suksesin kombëtar.
Daliq na ka bërë më të fortë. Ai na tregoi se ne jemi më të mirët dhe se mund të arrijmë gjithçka. Kemi kaluar 25 vite me krenari, tani kemi arritur ta ndryshojmë Kroacinë. Nesër është finalja e Kupës së Botës dhe jemi betuar që secili të jap më shumë se 100% nga vetja për të fituar atë” ka thënë Modriq./Indeksonline/