20:39 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mysafiri i papritur ”vizitoi” futbollistët para ndeshjes, Gjilani – Nikli

Gjilani – Feronikeli, ishte kryendeshja e javës së kaluar në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli i zhvilluar në Gjilan u takoi vendasve, të cilët mposhtën liderin, Feronikelin me rezultat, 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit e shënoi Jefferson Lopez, transmeton IndeksOnline.

Por, para se të fillonte ndeshja, në kohën kur lojtarët po bëheshin gati për lojë, u paraqit një mysafir special në stadium.

Bëhet fjalë për një qen, i cili ”vizitoi” futbollistët pak para se të fillonte ndeshja e lartëcekur.

”Futbolli i Kosovës” ka siguruar foto të këtij mysafiri special në Stadiumin e Qytetit në Gjilan./IndeksOnline/

Image may contain: dog and outdoor