22:42 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Napoli barazon me Romën, Interi “ëndërron” vendin e dytë

Napoli dhe Roma kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A.

Romakët kaluan të parët në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes me golin e El Shaarawy, shkruan indeksonline.

Napoli arriti të barazoj vetëm në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Mertens.

Skuadra e Ancelotit është në pozitën e dytë me 22 pikë ndërsa mund të kalohet nesër nga Interi nëse këta të fundit fitojnë me epërsi prej dy golash.

Në anën tjetër, Roma është në vendin e tetë me 15 pikë aq sa ka edhe Fiorentina, Sampdoria, Milan dhe Sassuolo. /IndeksOnline/