09:36 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

“Ngecin” bisedimet Tosun – Everton, turku mbetët në Besiktas?

Transferimi i Cenk Tosun në Everton siç duket nuk do të ndodhë.

U raportua se klubi nga Premierliga pritet ta zyrtarizoj blerjen e sulmuesit turk gjatë hapjes së mini-afatit të janarit.

Tosun për momentin gjendet në Angli, por një marrëveshje mes klubit anglez dhe Besiktasit duket se kanë “ngecur”.

Krejtë kjo pasi skuadra turke në fund të marrëveshjes ka rritur cmimin e futbollistit nga 25 milionë funta në 27 milionë funta.

Mbetët të shihet deri në fund se çfarë do të ndodh me sulmuesin, i cili shënoi 12 gola në të gjitha garat këtë gjysmë-sezon./IndeksOnline/

Temat: