14:23 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nikli në epërsi ndaj Dritës pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e sotëm që po zhvillohet në Gjilan.

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, Drita është nikoqir i Feronikelit.

Dhe pas 45 minutash lojë, Feronikeli është në avantazh prej një goli, transmeton IndeksOnline.

Golin e epërsisë për drenicasit e shënoi Lapidar Lladrovci në minutën e 41-të të takimit.

Edhe në pjesën e dytë, Nikli shpreson ta mbajë epërsinë dhe ta vazhdojë ndjekjen ndaj Prishtinës.

Por, kampionia, Drita, nuk duhet nënvlerësuar duke u bazuar në kualitetin e lojtarëve në dispozicion./IndeksOnline/