10:01 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Njeriu më i trofeshëm mungon në Kampionatin Botëror? (Foto)

Dani Alves, futbollisti i Paris Saint Germain ka shumë gjasa që mund ta humbas Kampionatin Botëror.

Ylli brazilian pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij franceze, transmeton IndeksOnline.

Në takimin final të Kupës së Francës, Alves liroi fushën në minutën e 86’të për shkak të një lëndimi.

Menjëherë pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Brazilit ka kontaktuar me mjekët e PSG-së, por ende nuk ka marr përgjigje.

Dyshohet se futbollisti më i trofeshëm vuan nga dëmtimi i ligamenteve në gjurin e majtë.

Në rast se Alves mungon në Botëror, Brazili pritet që në atë pozicion ta vendos lojtarin tjetër të PSG-së, Marquinhos.

Kampionati Botëror fillon nga 14 qershori dhe mbahet në Rusi./IndeksOnline/