20:14 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Njihuni me dy surprizat më të mëdha në listën e selektorit të Kosovës

Bernard Challandes, e ka bërë publike emëroren e futbollistëve të cilët i ka ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit, më 7 shtator në Baku dhe kundër Ishujve Faroe tre ditë më pas.

Trajneri zvicërian ka befasuar në listë, sidomos me dy emra.

Bie në sy ftesa për herë të parë e mbrojtësit, Kastriot Dërmaku. 26 vjeçari luan në Itali te Cosenza. Më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrës të Serie A, Empolit. Shquhet për forcë fizike dhe shtatëgjatësinë, prej 1.95 centimetra.

Befasi ka qenë ftesa edhe e Arbenit Xhemajlit. Mbrojtësi i Xamax ishte pjesë e U21-shave, por paraqitjet e mira kanë bërë që Challandes t’i bëjë ftesë atij në përfaqësuesen A./Indeksonline/