18:26 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk do iu zë mëngjesi nesër, Joshua-Parker zhvillohet në kohë më të përshtashme

Anthony Joshuan nuk do ta shikoni në ring në orët e para të mëngjesit. Kohë më e përshtatshme për ne do të jetë nesër mbrëmë që ta ndjekum këtë meç.

Para sfidës Joshua-Parker janë edhe tetë duele të tjera, por rreth orës 23:30 deri në orën 00:00 pritet që në këtë interval të masin forcat dy boksierët e fuqishëm.

Joshua është favorit i madh në bastore, ndërsa Parker shquhet për veprimet “tinzare” në meç duke qenë ekspert në kohën kur kundërshtari lodhet nga goditjet.

Fituesi i meçit do të përballet me Deontay Wilder./Indeksonline/