15:43 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pacquiao tregon nëse do të ndodhë revanshi me Mayweather

Manny Pacquiao thotë se revanshi me Floyd Mayweather mund të ndodhë dhe se nuk mund të pensionohet i qetë pas humbjes në vitin 2015.

Boksieri filipinas humbi nga amerikani Mayweather në Las Vegas pas një vendimi unanim.

Dhe së fundmi, dyshja u takuan në Japoni në një koncert, ku ata folën rreth një revanshi, transmeton IndeksOnline.

”I kam treguar atij se e kam brezin dhe se jam kampion”, tha Pacquiao.

”Nuk mund të pensionohem me mendimet e mia në lidhje me këtë disfatë”.

Në janar, Pacquiao synon ta mbrojë titullin e tij të WBA-s ndaj Adrien Broner./IndeksOnline/