10:49 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Neymar e dërgon spektaklin e aftësive në një nivel tjetër në fitoren kundër Angers

Paris Saint-Germain e ka vazhduar aty ku e ka lënë sezonin e kaluar.

Kampion i Ligue 1 i ka fituar tri ndeshjet e para kampionale dhe janë favorit për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Fitoret ndaj Guingamp dhe Caen janë ndjekur me një fitore, 3-1 në ”Parc des Princes” ndaj Angers në mbrëmjen e djeshme.

Kjo nënkupton se skuadra e Thomas Tuchel ka shënuar në tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Ligue 1, transmeton IndeksOnline.

Neymar celebrates with Mbappe

Edison Cavani hapi serinë e golave, derisa Kylian Mbappe shënoi golin e dytë dhe për fund Neymar shënoi golin e fitores në minutën e 66-të.

Neymar e ka nisur mbarë sezonin e ri duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar një asistim, dhe ai ishte në formë të mirë mbrëmë ndaj Angers.

Në këtë ndeshje, reprezentuesi brazilian bëri një paraqitje të mirë si dhe tregoi disa nga aftësitë e tij në fushë, gjë të cilën nuk e ka bërë më parë.

A keni dëgjuar ndonjëherë apo parë pasim në stilin ”ylber”? Atëherë vetëm futbollistët me aftësitë sikur të Neymarit mund ta bëjnë këtë.

Neymar in action vs Angers

Kjo është thjesht gjë brilliante nga Neymar, ish-anëtari i Barcelonës. Shijojeni videon e mëposhtme./IndeksOnline/