14:51 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Panucci publikon listën për Ligën e Kombeve

Në prag të ndeshje me Izraelin dhe Skocinë, trajneri i Kombëtares shqiptare ka publikuar edhe listën me emrat e lojtarëve të thirrur në këto dy ndeshje.

Në këtë listë bie në sy, rikthimi i gardës së vjetër, me në krye kapitenin Agolli, dhe më pas Ergys Kaçe, Jahmir Hykën nga Amerika, si edhe Migjen Bashën, tashmë transferuar në Greqi.

Shqipëria do të luajë dy sfida të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndeshjen Shqipëri-Izrael, në 7 shtator, dhe Skoci-Shqipëri në 10 shtator.

Sakaq, Panucci ai ka përcjellë një mesazh për Rroshin dhe Sadikun, duke iu uruar shërim të shpejtë.