22:14 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pasi fitoi çmimin, ”The Best”, Modric ka disa fjalë për Salah dhe CR7

FIFA, në gala mbrëmjen e sontme, ”The Best” ka zgjedhur më të mirët e vitit.

Të nominuar për këtë çmim ishin Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Dhe çmimi kryesor shkon për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, transmeton IndeksOnline.

Pas ceremonisë, Modric ka përgëzuar Mo Salah dhe Ronaldon për sezonet e tyre impresive që kanë pasur.

”Është një nder i madh dhe një ndjenjë mahnitëse të jem këtu me këtë titull të mrekullueshëm”.

”Dua t’i përgëzoj Salah dhe Cristianon për sezonet e tyre të mrekullueshme që kanv pasur. Ky trofe shkon për Real Madridin dhe bashkëlojtarët te Kroacisë”.

”Të gjitha ëndërrat mund të bëhen realitet”, tha Modric./IndeksOnline/