08:04 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pele për Neymar: Jam i sigurt se është njëshi

Legjenda e futbollit botëror, Pele nuk ka kursyer lëvdatat për bashkëkombasin e tij, Neymar.

Pele ka thënë se Neymar është dukshëm futbollisti më teknik aktualisht në botë.

“Neymar dallon me mënyrën se si luan tek ekipi kombëtar dhe tek skuadra. Por, ai ka një të përbashkët. Është futbollisti më teknik në botë, jam i sigurt për këtë. Besoj se është i gatshëm të udhëheqë Brazilin në Kupën e Botës sepse është pjekur në çdo aspekt si futbollist” ka thënë Pele./Indeksonline/

Temat: