22:42 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Për çfarë shërbejnë pikat e zeza në xhamin e makinës?

Gjersa ngasni makinën apo atëherë kur e keni vështruar pak më detajisht, sigurisht që i keni vërejtur në skajet e xhamit disa pika të vogla me ngjyrë të zezë.

Çfarë shërbejnë ato?

Përgjigja për këtë mister është mjaft e thjeshtë. Xhamat modern të makinave janë një mrekulli e inxhinierisë dhe guxojmë të themi një nga komponentët më të nënvlerësuar të një automjeti. Një pjesë e kesaj inxhinierie përfshin xhamin e lidhur me kornizën. Ato pika të zeza në skajet e xhamit, quhen “frit”.

Frit është një bojë e pjekur me qeramikë e kapur në skajet e xhamit, e cila është e pamundur të hiqet, shkruan IndeksOnline.

Këto pika të zeza veprojnë për të parandaluar rrezet ultravjollcë të diellit. Kjo ka rëndësi, jo vetëm që mbajnë shiun e madh nga makina, në të vërtetë mbajn xhamin në vend. Gjëja e fundit që dëshironi është që dielli të nxeh ngjitësin tuaj të plastikës dhe dritaret e makinës të fluturojnë.

Këto pika të zeza me një fjalë shërbejnë në shpërndarje më të barabartë të temperaturës, duke minimizuar çdo deformim të mundshëm.

Ndërkohë pikat e zeza që gjinden afër pasqyrës ndihmëse në mes të xhamit të përparmë, ndihmojnë që dielli të mos iu pengoj në sytë e shoferit gjatë ngasjes.

Në vitet ’50 dhe ’60, kur prodhuesit e automjeteve filluan të kalonin nga prerjet metalike- në ngjitëse, për të mbajtur xhamin në vend, u bë e nevojshme një mënyrë për të mbrojtur ngjitësin dhe për të siguruar lidhjen e mirë, dhe përfundimisht frit u bë standard në të gjitha xhamat automobilistikë. /IndeksOnline/