14:28 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pse ndeshja, PSG – Montepellier nuk do të zhvillohet në fundjavë?

Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Montepellier në kryeqytetin francez të shtunën është pezulluar me kërkesë të policisë.

Protestat e dhunshme kanë qenë të pranishme në shumë qytete franceze në javët e kaluara pas rritjes së taksës së naftës.

Protestat në fjalë priten të mbahen edhe këtë fundjavë para Qeverisë, transmeton IndeksOnline.

”E pranojmë këtë pezullim”, tha trajneri i PSG-s, Thomas Tuchel.

”Ne do ta menaxhojmë këtë situatë për të qëndruar në formë para ndeshjes në Beograd”.

”Siguria është absolutisht e rëndësishme”./IndeksOnline/