10:02 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Raiola në Romë, flitet për transferimin e Balotellit

Skuadra e ardhshme e Balotellit mund të jetë Roma.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka qenë në Trigoria (qendra stërvitore e Romës) ku është takuar me Monchin dhe Baldissonin.

Në krye të bisedimeve ishte kontrata pesëvjeçare e të riut Luca Pellegrini, qe ne ditet ne vazhdim do te firmos. Megjithatë, midis palëve është folur edhe për Mario Balotellin, që eshte nje objektiv i Romës dhe u diskutua situata kontraktuale e tij, pasi ai do të lirohet me parametra zero.

Di Francesco e do sulmuesin italian, qe mund të jetë një profil konkret për verën.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Balotelli, që e ka veshur në Itali fanellat e Interit dhe Milanit, nuk e kishte fshehur dëshirën për t’u transferuar te Roma.

“Do të shkoja te Roma për klubin, për lojtarët dhe për tifozët. Nuk mendoj se dikush do të ankohej nëse shkoj te Roma”, ishte përgjigjur Balotelli. /IndeksOnline/

Temat: