11:51 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Range Rover thyen tjetër rekord në Kinë [Video]

Range Rover ka thyer dy rekorde brenda një kohe shumë të shkurtër në rrugët e Kinës.

Fillimisht ishte modeli Range Rover Sport P400E, i cili arriti të kaloj 999 shkallë në malet Tianmen. Por, kjo nuk ishte e vetmja veprimtari e britanezëve në agjendë.

Rekordi i radhës i Range Rover ( Sport SVR ) , është bërë sërish në Kinë, por kësaj radhe në shtegun Tianmen, i gjatë 11,3 kilometra dhe me plot 99 kthesa.

SUV-i luksoz me shpejtësi mesatare 70 km/orë, ka kaluar këtë shteg për 9,51 minuta, duke thyer rekordin e Ferrari 458 Italia ( 10,31 minuta ) . /IndeksOnline