17:10 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rikthimi i fuqishëm i Dhurata Ahmetajt, pëlqehet kënga dhe klipi i ri

Pas një viti pauzë, këngëtarja e talentuar kosovare Dhurata Ahmetaj erdhi me projekt të ri muzikor.

Ajo dje lansoi videoklipin e këngës ‘A po vjen’, një këngë me ritme e pamje plot ngjyra, tipike për stinën e verës.

Si gjithnjë Dhurata di si të befasojë me paraqitjet e saj, ani pse vjen krejtësisht natyrale, por janë linjat e saj fantastike dhe stili unik që e bëjnë atë të veçantë.

Kjo këngë për më pak se 24 orë në kanalin ‘Youtube’ është klikuar mbi 50 mijë herë. Kjo e dëshmon edhe rikthimin e saj të fuqishëm./Indeksonline/