12:31 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo në kërkim të golit të parë me Juventusin

Cristiano Ronaldo do të përballet me Sassuolon të dielën ku do të kërkojë ta shënojë golin e parë për ”Zonjën e Vjetër” para se të kthehet në Spanjë për ndeshjen e Champions Leagues ndaj Valencias.

Juventusi nga ana tjetër është kompletuar pas një pushimi dy-javor, teksa Cristiano Ronaldo nuk u ftua fare nga Kombëtarja portugeze.

Kështu ka bërë edhe shoku i tij i skuadrës, Mario Mandzukic, i cili tashmë është pensionuar nga Krocia.

Ndërsa, trajneri i gjigandit italian Massimiliano Allegri ka deklaruar se nuk është i shqetësuar që Ronaldo nuk ka arritur të gjejë golin pavarsisht 23 goditjeve në portë duke thënë se ende ka kohë dhe se tani fillon sezoni i vërtetë./IndeksOnline/

Image result for ronaldo