17:07 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Serie A: Roma mposhtet nga Bologna, Lazio e fortë për Genoan

Roma është mposhtur nga Bologna me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të Serie A.

Golat për vendasit i shënuan Matiello në minutën e 36-të dhe Santander në minutën e 59-të.

Në ndeshjen tjetër, Lazio ka mposhtur Genoan me rezultat 4-1, shkruan indeksonline.

Golat për “shqiponjat” i shënuan Caicedo, dy Immobile dhe Një Milinkovic – Savic.

Golin e vetëm për Genoan e shënoi  Piatek.

Lazio është e pesta në renditjen e Serie A me nëntë pikë ndërsa Roma e 12-ta me pesë pikë. /IndeksOnline/

Temat: