21:47 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Shaqiri gati për Kupën e Botës, në Rusi e merr edhe flamurin e Kosovës (Foto)

Xherdan Shaqiri do të jetë pjesë e listës së futbollistëve për ta përfaqësuar Zvicrën në Kupën e Botës që mbahet në Rusi për këtë vit.

Ylli kosovar do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror që nis nga 14 qershori i këtij viti, shkruan IndeksOnline.

Pas disa javësh, ai së bashku me ekipin do të udhëtojnë për në Rusi, kurse Shaqiri ka një befasi për tifozët shqiptar.

Ai ka publikuar një foto, ku shihen patikat (kopaçkat) e reja, ku në të është i vendosur flamuri i Kosovës.

Ndeshjen e parë Zvicra do ta luaj kundër Brazilit më 17 qershor, kurse të dytën ndaj Serbisë më 22 qershor./IndeksOnline/

?????❤

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on