23:24 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Shitja e Neymarit te Real Madrid, ndërhyn Katari

Qëndrimi i Neymar te PSG është i lidhur direkt me shtetin e Katarit, shkruan indeksonline.

26 vjeçari ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madrid në La Liga, mirëpo këto spekulime janë hedhur poshtë nga klubi parisien.

Mundo Deportivo raporton se  Tamim bin Hamad Al Thani konsideron mbajtjen e Neymar në Parc des Princes një “çështje shtetërore”.

Dhe ai i ka thënë presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi se nuk duhet të lejojë brazilianin të largohet nga klubi në verë.

Hamad Al Thani themeloi Katar Sport Investime në vitin 2005, i cili bleu gjigantët e Ligue 1 më 2011.

Raporti pretendon se mbajtja e Neymar është çështje krenarie dhe jo e parave dhe nuk do ta shiste atë për asnjë çmim. /IndeksOnline/

Temat: