Si përcaktohet lideri i grupit G, nëse Anglia dhe Belgjika barazojnë? (Foto)
Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Belgjikës do të takohen të enjten në ndeshjen e fundit të grupit G.
Të dy ekipet kanë nga dy fitore me gjashtë pikë, dhe kanë numrin e golave të shënuar dhe të pranuar identike, shkruan IndeksOnline.
Cfarë ndodh nëse përfundon ndeshja me barazim?
Vendi i parë në këtë rast përcaktohet pas kartonëve të verdhë. Deri më tani, Anglia ka dy kartonë, kurse Belgjika tre.
Nëse ndeshja përfundon barazim, gjithashtu edhe me kartonë, atëherë do të hedhet një short për të mësuar liderin e grupit.
Ndeshja mes Anglisë dhe Belgjikës luhet të enjten nga ora 20:00./IndeksOnline/