23:53 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës arrinë marrëveshje me Cenk Tosun

Sipas një numri të raporteve në Turqi këtë mbrëmje, sulmuesi i Besiktas Cenk Tosun ka rënë dakord për një lëvizje në Premier League.

Gazetari turk, Firat Gunayer, pohon se Tosun do të bëhet një lojtar i Evertonit muajin e ardhshëm, nëse Besiktas do të pranojë një ofertë prej 14 milionë funtesh (rreth 16 milionë euro).

NTV Spor , ndërkohë, raporton se oferta e Toffees në fakt është rreth 20 milionë euro.

Mbetet të shihet se si Besiktas do t’i përgjigjet ofertave të tilla, megjithatë, me thashethemet që u përhapën më parë këtë muaj se kampionët e “Super Lig” në fakt janë në kërkim të një tarife shumë më të madhe se 20 milionë euro. /IndeksOnline/