20:07 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Skuadra kosovare që nuk ka shijuar humbjen këtë sezon (Foto)

Barcelona është skuadra e vetme në Top pesë ligat evropiane që nuk ka pësuar humbje këtë sezon në ligë, shkruan indeksonline.

Skuadra spanjolle nuk është e vetmja në këtë aspekt.

FC Istogu, që bën gara në Ligën e dytë (Grupi A) të Kosovës nuk ka shijuar humbje këtë sezon.

Skuadra kosovare pas xhiros së 18-të ka shënuar 17 fitore dhe ka vetëm një barazim.

Të vetmin barazim, Istogu e ka në javën e tretë kundër Dushkajës me rezultat 1-1.

Me këtë rast është kandidati më serioz që nga sezoni i ardhshëm të zhvilloj gara në Ligën e parë. /IndeksOnline/